Konsort ofron shërbime me cilësi të lartë ne fushën e  Teknologjisë së Informacionit. Ne ofrojmë implementim  të plotë te projekteve  duke filluar që nga konsulenca, deri tek zhvillimi i sistemeve. Per te qënë sa më pranë cdo nevoje të klientëve tanë, shërbimet tona janë të ndara në këto fusha:

 
 
  Konsulencë në TI       Integrim Sistemesh
Për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e vertetë të investimeve tuaja në Teknologjitë e Informacionit (TI) ne ofrojmë konsulencë në përpilimin e strategjive dhe arktitekturave të sistemeve të informacionit si dhe menaxhimin e projekteve që lidhen me to.
 
 
Ne ofrojmë një gamë të gjërë zgjidhjesh në integrimin e sistemeve si: Sisteme Raportimi dhe Analize (BI & DWH), Sistemeve të Menaxhimit të Dokumentava, Arkivimit, të  Çështjeve dhe Automatizimit të Proçeseve, të Menaxhimit të Shërbimeve dhe Infrastrukturës, etj.
 
    Zhvillim Software-i       Suport & Mirembajtje
Kur nevojat specifike të klientëve tanë nuk përmbushen nga paketa apo platforma të gatshme software-i, ne zhvilllojmë aplikime web ose desktop duke përdorur teknologji si: JAVA & J2EE, .NET, C#, ASP.NET, PHP, Ajax, etj.
 
 
Për të siguruar mbarevajtjen dhe funksionimin me performancë të plotë të cdo zgjidhjeje që ne integrojmë, implementojmë apo zhvillojmë ne ofrojmë paketa të plota shërbimi për mirembajtje dhe suport.
 
    Trajnime      
Trajnimi dhe ritrajnimi është një pjesë shumë e rëndësishme e implementimit të suksesshëm te cdo projekti. Ne ofrojmë paketa trajnimi të kompletuara për cdo zgjidhje që ne zhvillojmë apo implementojmë.