Të kontraktosh shërbime të jashtme për tiu përgjigjur kërkesave të teknologjisë së informacionit, i ofron përparësi organizatës duke optimizuar prioritetet, duke reduktuar kostot dhe duke rritur efiçencën. Reduktohet koha që duhet për të dalë në treg, shmangen aktivitetet e tepërta dhe ulet kompleksiteti. Ne ofrojme shërbime të jashtme (outsourcing) për:

- Zhvillim Software

- Përshtatje Zgjidhjesh

 
Sherbime te jashtme per zhvillim software-i:
 

Ekspertiza jonë në zhvillim software-i, akumuluar dhe rritur nga një mori projektesh bashkëpunimi dhe nga investimi jonë në teknologjitë më të avancuara, garanton dhe tejkalon rezultatet e pritura. Skuadra jonë e zhvilluesve është e specializuar në JAVA & J2EE, .NET, C#, ASP.NET, PHP, AJAX, etj, për sisteme operative dhe platforma si: UNIX, Windows, Linux, Android, iOS (iPhone & iPad), Windows Mobile, etj.
Ne ofrojmë zhvillim software-i në distancë për:

- Zhvillim të plotë të ciklit të jetës së software-it

- Zhvillim komponentësh

- Migrim & Riprojektim

- Testim të njësisë, inspektim të kodit, riparim të bug-eve

 
Sherbime te jashtme per pershtatje zgjidhjesh
 

Zgjidhjet që ne ofrojmë janë ndërtuar për të reflektuar nevojat dhe objektivat unike të klientëve tanë. Këto zgjidhje janë rezultat i investimit tonë në teknologjitë më të avancuara dhe partneritetit me kompanitë më të mëdha të teknologjisë së informacionit në tregun e sotëm. Ne ofrojmë outsourcing duke ndjekur platformat:

- IBM FileNet (CM, BPM)

- IBM Advanced Case Manager

- IBM Data stage

- SAP

- IBM Tivoli

- Microsoft Sharepoint