Zgjidhjet që ne ofrojmë, reflektojnë nevojat dhe objektivat unike të çdo klienti. Këto zgjidhje vijnë si rezultat i investimit tonë në teknologjitë më të avancuara dhe partneritetit me emrat më të mëdhenj në tregun e sotëm të Teknologjisë së Informacionit.
|
BI & Raportim | DataWarehouse | ||
Nëpërmjet Business Intelligence dhe Sistemit të Raportimit, Konsort prezanton një metodë efiçente për shrytëzimin e potencialit që informacioni juaj zotëron, në kohën e duhur, tek njerëzit e duhur, në formatin e duhur (Web, Tablet, Mobile...)
|
Zgjidhja Data Warehouse që Konsort ofron ka funksionalitet të orientuar drejt subjektit, duke mbledhur, strukturuar dhe pasuruar të dhënat dhe informacionin kompleks nga çdo burim i mundshëm si brenda edhe jashtë kompanisë.
|
|||
Menaxhim Dokumentash | Menaxhim Çeshtjesh | |||
Zgjidhjet tona të Menaxhimit të Dokumentave bazohen në teknologjitë lider si IBM Filenet, Alfresco dhe Sharepoint duke iu pergjigjur nevojës gjithmonë e në rritje të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së “ishujve” të dokumentave brenda çdo organizate.
|
Konsort ofron zgjidhje për menaxhim çështjesh dhe automatizim procesesh duke u bazuar në teknologji lider si IBM dhe GoPro duke garantuar rritjen e performancës, përmirësimin e efiçencës, ndjekjen e rrjedhës së punës, monitorimin dhe optimizimin e rezultateve. | |||
Zgjidhje Cloud | Menaxhimi i Telecom Sites | |||
Ne ofrojmë Zgjidhje Cloud që në mënyrë efiçente krijojnë dhe menaxhojnë aplikacionet e biznesit tuaj dhe të dhënat online. Sistemet, aplikacionet, software-i, burimet dhe të dhënat tuaja do të ruhen dhe zhvillohen në ‘cloud’ dhe ju mund ti aksesoni dhe shpërndani ato, kudo dhe kurdo.
|
Sistemi i Menaxhimit të Telecom Sites është një zgjidhje gjithëpërfshirëse që i pergjigjet kërkesave komplekse të kompanive të telefonisë celulare në menaxhimin efiçent të rrjetit të tyre, duke proçesuar gabimet dhe problemet ne kohë reale 24/7.
|
|||
Service Request Management | Single Sign On | |||
Konsort ofron një zgjidhje të plotë dhe të unifikuar Service Request Management duke mundësuar çdo biznes menaxhim më efektiv të infrastrukturës TI duke optimizuar cilësinë e shërbimit dhe minimizuar kostot dhe kohën e shpenzuar.
|
Zgjidhja ‘Single Sign On’ ofron një pikë të vetme kontakti për çdo përdorues në gjithë sistemet e një organizate duke automatizuar proçesin e autentikimit, duke përforcuar sigurinë dhe duke reduktuar kostot e menaxhimit dhe mirëmbajtjes.
|
|||
Monitorimi i rrjetit | Sisteme Sigurie & Auditi | |||
Monitorimi i rrjetit është një zgjidhje fleksibël, e përshtatur për rritje duke ofruar informacion të detajuar mbi operacionet në rrjet, duke paralajmëruar gjëndje kritike, duke zbuluar dhe rigjeneruar shumë probleme në menyrë automatike. Kjo zgjidhje optimizon menaxhimin e rrjetit duke ulur kostot.
|
Konsort zhvillon sisteme sigurie dhe auditimi bazuar në teknologjinë Oracle Audit Vault. Këto sisteme janë nje zgjidhje e fuqishme, që përfshin gjithë ndërmarrjen. Ato konsolidojnë, zbulojnë, monitorojnë, lajmerojnë dhe raportojnë në menyrë efiçente.
|