Një sistem i tillë merret jo vetëm me problemet e brendshme por gjithashtu redukton kostot e menaxhimit të rrjetit, ofron informacion të detajuar mbi operimin e rrjetit të organizatës, paralajmëron gjëndjet kritike dhe gjithçka e realizon nëpërmjet një nderfaqeje shumë miqësore duke optimizuar punën e menaxhimit. |
Sistemi i monitorimit të rrjetit, një sistem fleksibël dhe i përshtatur për rritje, zbulon dhe rimëkëmb një numër problemesh në menyrë automatike dhe në të njëjtën kohë ofron aftësi të avancuara raportimi. Zgjidhja që Konsort ofron përmban hapësira pune që punohen sipas nevojës aktuale duke patur për qëllim lehtësimin e proçesit të monitorimit. Kjo zgjidhje ofron një ndërfaqe lehtësisht të lexueshme, të kuptueshme dhe të punueshme që optimizon përdorimin e sistemit.