Çdo organizatë përballet përditë me mundësine e kompromentimit të aseteve që zotëron, shkaktuar nga problematika të ndryshme. Për të vënë këto çështje nën objektiv, Konsort zhvillon Sisteme Sigurie dhe Auditi bazuar në teknologjinë Oracle Audit Vault. Oracle Audit Vault është një zgjidhje e fuqishme, gjithëpërfshirëse që në menyrë efiçente konsolidon, zbulon, monitoron, lajmëron dhe raporton mbi të dhenat e auditit duke siguruar zhvillimin e një proçesi auditimi të sigurt dhe normal.

- Sfida për të përmbushur kërkesat e enteve rregullatore

- Rreziku i dhunimit të rregullave të sigurisë

- Nevoja për informacion mbi aksesimin e burimeve

- Nevoja për sisteme reale alarmi që paralajmërojnë dhe parandalojnë

Oracle Audit Vault ofron një zgjidhje të sigurtë, në rritje, të besueshme dhe gjithmonë të disponueshme. Kjo zgjidhje konsolidon informacionin e mbledhur nga shumë burime të organizatës duke zbuluar modifikime të të dhënave dhe duke mbrojtur të dhënat e auditit nga nderhyrjet e qellimshme. Sistemi prodhon një raport që luan rol kyç në vendimmarrje dhe që filtron informacionin duke mundësuar analizën. Teknologjia e përdorur zotëron mekanizma si ‘locked-down’ të cilat kontrollojnë ndërhyrjet dhe monitorimin e të drejtave të aksesimit.

Oracle Audit Vault ofron mundësinë e konsolidimit të të dhënave të auditit dhe eventeve kritike nga sisteme të ndryshme si baza të dhënash, servera aplikacionesh, aplikacione dhe sisteme operative në një datawarehouse të centralizuar dhe të sigurtë. Kjo mënyrë garanton integritet dhe siguri duke lejuar marrjen e vendimeve të mirëinformuara dhe duke patur përpara një tablo të qartë të aktivitetit të punonjësve që ndikon organizatën. Kompleksiteti dhe kostot e proçesit të auditimit ulen ndjeshëm. Ndërfaqja shumë miqësore e Oracle Audit Vault e bën këtë zgjidhje shumë ilustrative dhe të kuptueshme.

 

Success Story:

Shikoni se si Sistemi jonë i Sigurisë & Auditit ka pajisur Administratën e Taksave Kosovë me një sistem të fuqishëm dhe të automatizuar që rrit transparencën dhe monitoron aktivitetin e taksave në menyrë të saktë dhe të sigurtë.  >>>