Një organizatë përballet çdo ditë me qindra kërkesa për shërbim, që vijnë nga entitete të ndryshme (klientë, punonjës, partnerë, etj). Per të menaxhuar këto kërkesa shpejt, saktë dhe me efiçencë, Konsort prezanton një zgjidhje të mirë-strukturuar dhe të sofistikuar për Menaxhimin e Kërkesave për Shërbim. Kjo zgjidhje ofron një platformë që kombinon shërbimin me aftesitë e katalogimit të shërbimeve për të prodhuar një zgjidhje të unifikuar që i pergjigjet gjithë kerkesave për shërbim në vetëm një hap.
 
Sistemi i Menaxhimit të kërkesave për sherbim menaxhon gjithë kërkesat për shërbim në një kompani. Komponentët e kesaj zgjidhjeje përfshijne një gamë karakteristikash të brendshme të cilat mundësojne automatizimin e incidenteve nëpërmjet vetëm një pike kontakti. Kjo strukturë mundëson rrjedhë pune të unifikuara dhe reagim të shpejtë sepse çdo njohuri e përftuar nga eksperienca, menaxhohet dhe ripërdoret sërish. Shërbimet mund të kërkohen direkt në një katalog të paracaktuar duke ulur kostot e bërjes së kërkesës dhe marrjes së shërbimit.
 
Sistemi për Menaxhimin e Kërkesave për Shërbim ofron rrjedhë të strukturuar pune, indikatorë performance (KPI), modele (template) dhe raporte. Ky sistem ndihmon një organizatë ti përgjigjet në mënyrë efiçente kërkesave për shërbim, incidenteve dhe problemeve që organizata mund të hasi. Aftësitë vizuale si dashboard-et, i ofrojne përdoruesve një ndërfaqe grafike lehtësisht të menaxhueshme. Nepërmjet integrimit të një sistemi të tillë ruhen dhe menaxhohen njohuritë duke iu përgjigjur në menyrë efiçente çështjeve të njohura e të përsëritura. Organizatat mund të kryejnë analiza të shpeshta të sistemeve të brendshme duke arritur monitorim të vazhdueshem dhe performancë më te mirë.