Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Çështjeve, është një zgjidhje që automatizon proçeset e punës dhe integron brenda një sistemi dokumenta, njerëz, proçedura, komunikime, rregulla dhe protokolle duke përfshirë çdo komponent të organizates. Konsort ka aplikuar sisteme për menaxhim çështjesh dhe ka krijuar histori suksesi për industri si: bankat, telekomunikacioni dhe institucionet qeveritare.
 
Konsort ofron Menaxhim Çeshtjesh duke u bazuar në teknologjitë lider si IBM dhe GoPro. Kjo zgjidhje rrit performancën e biznesit, përmireson efiçencen, ndjek rrjedhen e punes, monitoron çdo objekt të perfshirë dhe optimizon rezultatin duke menaxhuar një numër në rritje çështjesh komplekse pjesë të një organizate. Sistemi i Menaxhimit Elektronik të Çështjeve shpërndan në mënyrë efiçente informacionin dhe mundëson një perceptim të unifikuar të tij. Nëpërmjet këtij sistemi, zhvillimi i çdo çështjeje monitorohet, identifikohen aktorët, ndiqen afatet kohore duke u siguruar për konsistencë dhe progres.
 
Sistemet e menaxhimit të çeshtjeve janë të fuqishme, i pershtaten ndryshimit dhe rritjes së volumit duke ofruar fleksibilitet, përqasje të strukturuar dhe mjete analitike. Këto sisteme aplikohen në të gjithë sektorët e një biznesi sepse janë të pershtatshëm dhe reagojnë shpejt ndaj kërkesave dhe ndryshimeve. Ato ofrojnë gjithë karakteristikat e nevojshme për menaxhimin e ceshtjeve, dokumentash, automatizim proçesesh dhe integrimin përkatës.
 
Të zotërosh një Sistem Elektronik për Menaxhimin e Çështjeve përkthehet në avantazh karshi konkurentëve. Vendimmarrja përmiresohet sepse bazohet në informacion më të saktë dhe më gjithëpërfshirës. Biznesi sinkronizohet ndërsa më shumë objekte, më shumë aktorë pjesemarrës dhe më shumë informacion, integrohet sëbashku. Informacioni i disponueshem, depërtohet më lehtë duke ofruar më shumë vlera. Zotërimi i një informacioni të strukturuar optimizon mardhënien me klientin, zbulon prirje të caktuara dhe mat efiçencën.
 

Histori Suksesi:

Shikoni se si zgjidhja jone e Menaxhimit të Çeshtjeve ka pajisur zyrat permbarimore të Ministrisë së Drejtesisë me një sistem të fuqishëm që menaxhon mijëra çështje dhe automatizon dhjetra proçese perdite. >>>