Për kompanitë e telekomunikacionit performanca e site-eve të tyre është shumë e rëndësishme. Të zotëruarit e informacionit të saktë, në kohë reale, për çdo defekt të mundshëm, përkthehet në efiçencë dhe avantazh. Kjo njohuri e kombinuar me informacion të detajuar mbi impaktin që një defekt i caktuar ka mbi trafikun e komunikimit luan rol kritik në vendimmarrje. Për këtë qëllim, Konsort ofron Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Site-ve dhe Defekteve duke patur në objektiv nevojat e industrisë së telekomunikacionit.

Ky sistem pajis kompanitë celulare me një pasqyrë të plotë informacioni rreth infrastrukturës së rrjetit 24/7 për çdo territor ku ata operojnë. Është një zgjidhje lehtësisht e perceptueshme nëpërmjet ndërfaqeve vizuale si harta dhe dashboard-e. Nëpërmjet treguesve të performances, sistemi raporton disponueshmerinë e çdo antene. Ky sistem optimizon infrastrukturën nëpërmjet këtij aseti të shtuar.

Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Site-eve dhe Defekteve për kompanitë e telekomunikacionit ofron aftësi integrimi me datawarehouse për kryerjen e analizave të thella mbi impaktin që një defekt i caktuar ka mbi sistemin e komunikimit.

Në një mjedis shumë konkurues siç është ai i biznesit të telekomunikacionit, të paturit informacion të saktë dhe në kohë reale për defektet, asetet dhe vizitat në rrjet, përfaqeson një vlerë të shtuar. Aftësitë integruese të këtij sistemi me sisteme të tjera i japin kompanisë mundesinë e shfrytëzimit të plotë të informacionit dhe vendimmarrje të mirëinformuar.

 

 

Success Story: 

Shikoni se si sistemi jonë elektronik i menaxhimit të site-ve dhe defekteve ka optimizuar infrastrukturen, ka lehtesuar mirëmbajtjen dhe ka rritur efiçencën për kompaninë e telekomunikacionit Vodafone Albania. >>>