Kompania jonë është e dedikuar të zgjidhë me sukses çdo sfidë që klientët tanë hasin në fushën e teknologjisë së informacionit. Për këtë qëllim ne ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh për integrim sistemesh informatike. Ne kemi zhvilluar partneritet të suksesshem me emra te rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit si IBM, SAP, Microstrategy , Oracle, etj dhe kemi prodhuar dhjetra histori suksesi ndër vite.

Ne jemi të specializuar në shërbimet e integrimit të sistemeve, duke ofruar:

    - Business Intelligence, DWH, dhe Sisteme Raportimi

    - Sisteme Performance Korporatash dhe Bankash

    - Sisteme Menaxhimi Dokumentash

    - Sisteme Menaxhimi Çështjesh dhe Automatizimi Procesesh.

    - Sisteme të Menaxhimit të kërkeses për shërbim.

    - Sisteme Menaxhimi për teknologjinë e telekomunikacionit

    - Sisteme Auditi dhe Sigurie

    - Sisteme ERP & CRM

    - Etj...

Ne ndjekim një metodologji strikte, nën shembullin e modeleve më të përshtatshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me klientët tanë duke patur në objektiv zgjidhjen sa më efiçente të çdo sfide. Ne jemi të përditësuar me zhvillimet në teknologji dhe me prirjet e tregut. Ne njohim industritë dhe kemi bashkëpunuar në menyrë të suksesshme me industrinë e telekomunikacionit, sektorin publik, bankat, kompanitë e nxjerrjes së naftës, Industrinë e prodhimit, turizmit, me biznese të vogla dhe të mesme, etj.

Zgjidhjet që ne ofrojmë për integrim sistemesh ofrojnë besueshmëri, efiçencë, fleksibilitet, zgjerim, pavarësi dhe disponueshmëri. Metodologjia, ekspertiza dhe përvoja jonë kanë garantuar gjithmonë klientë të kënaqur dhe rezultate të shkëlqyera.