Kompania jonë ofron një paketë të plotë shërbimesh konsulence mbi teknologjinë e informacionit. Ne integrojmë eksperiencën e gjerë me kapitalin intelektual për të ndërtuar projekte strategjike që i pergjigjen jo vetem sfidave dhe nevojave të biznesit tuaj, por kthehen ne nje avantazh thelbësor për konkurrencën tuaj në tregun lokal apo ndërkombetar.

Elementet bazë të shërbimeve tona të konsulencës përfshijnë:

- Strategjia TI

- Menaxhimi i Projekteve

- Arkitektura TI

Ne hartojmë strategji në Teknologjinë e Informacionit të cilat duke vijuar paralelisht me strategjitë e tjera të biznesit tuaj do të ndihmojnë dhe sigurojnë që vizioni juaj për të ardhmen të kthehet në një histori suksesi. Strategjitë e susksshme që ne realizojmë bazohen jo vetëm në synimet dhe vizionin për të ardhmen por edhe duke analizuar në mënyrë të mirëfilltë gjëndjen aktuale, konkurrencën, tregun, potenicalet tuaja, si dhe investimet ekzistuese në infrastrukturën Hardware dhe Software.

Ne dizenjojmë, implementojmë dhe zhvillojmë sistemet dhe infrastrukturën duke qënë pjesë aktive e menaxhimit të projektit në çdo moment. Ne propozojmë investime në fushën e teknologjisë së informacionit që ulin shpenzimet operacionale, ruajnë burimet, modernizojnë proçeset dhe minimizojnë rreziqet duke  prezantuar modele menaxhimi që nxjerrin në pah pikat e forta, dhe kthejnë rezultate optimale.

Ne vleresojmë, planifikojmë dhe dizenjojmë një arkitekturë teknologjie informacioni që ofron një infrastrukture qe siguron ne te njejten kohe si qendrueshmeri dhe stabilitet ashtu edhe fleksibilitet per tiu pergjigjur ndryshimeve dhe nevojave te se ardhmes. Ne paraprijmë dinamikat e tregut, teknologjitë e reja që shfaqen duke perfshirë dhe bashkuar aftesitë e reja në infrastrukturën ekzistuese duke garantuar ROI (kthim në investim) më të lartë, efiçencë operative në te gjitha nivelet e biznesit apo korporates..

Shërbimet tona të konsulencës varjojnë nga çështjet e përditshmerisë tek suporti afatgjatë. Ketu në Konsort, ne punojmë shumë për të tejkaluar pritshmeritë e klientëve tanë duke iu ofruar atyre eksperiencën më të mirë dhe rezultatet më optimale. Nëse doni të shfrytezoni potencialin e vertetë të sistemeve tuaja të teknologjisë së informacionit, ekspertiza e konsulentëve tanë të motivuar dhe me shumë eksperiencë do të provojë të jetë një vlerë e shtuar për biznesin tuaj.