Kompania jonë ofron një paketë të plotë shërbimesh për suport dhe mirëmbajtje të çdo projekti që zhvillon. Ne sigurohemi që sistemet tona të operojnë jo vetëm në një nivel te pranueshëm por gjithashtu me ritme të larta performance.

Duke ndjekur në menyrë rigoroze dhe duke dokumentuar çdo fazë të zhvillimit të ciklit të software-it, shërbimet e suportit dhe mirëmbajtjes bëhen të natyrshme, të shpejta dhe efiçente.

Ne ndërtojme sisteme fleksible, integrale që i pergjigjen kërkesave të biznesit tuaj. Per këtë qellim ne suportojme dhe mirëmbajmë sistemet duke ofruar kosto konkuruese dhe efiçence në kohë. Teknikat e përdorura gjatë këtij proçesi kanë për qëllim përsosjen e sistemit ekzistues.

Metodologjia jonë strikte e mirëmbajtjes i nënshtrohet shumë kategorive, duke garantuar performancë në rritje dhe konkuruese. Mirëmbajtja korigjuese siguron besueshmërinë e sistemit; mirëmbajtja përshtatëse siguron fleksibilitet dhe zgjatueshmëri të sistemit; mirëmbajtja për perfeksion i përgjigjet kerkesave të fundit optimizuese te përdoruesve dhe mirëmbajtja parandaluese paraprin dhe zgjidh çështjet e mundshme.

Sistemet tona qëndrojnë krah për krah me kërkesat e klientëve tanë duke udhëhequr drejt përparësive konkuruese, efiçencës në rritje dhe kostove të reduktuara. Shërbimet tona të mirëmbajtjes ofrojnë proçese  perfeksionimi (fine-tuning) të cilat optimizojnë shfrytëzimin e sistemit nga biznesi. Ne ofrojmë suport online dhe suport në ambjentet e punës. Ne sigurohemi që sistemet janë duke operuar dhe performuar 24/7, ne sigurohemi që të gjithë përdoruesit janë duke e përdorur sistemin në kapacitetet e plota dhe që sistemi po ndikon në rritjen e përgjithshme të cilësisë; ne sigurohemi që sistemi po ul kostot operacionale dhe është vlerë e shtuar për biznesin.