Ne ecim paralelisht me strategjitë tuaja duke ofruar zhvillim software-i që i përgjigjet çdo nevoje të biznesit tuaj. Nga konceptimi deri tek implementimi, kompania jonë ofron një proçes të mirë planifikuar dhe të mirë strukturuar qe zhvillon software të një cilësie të lartë. Duke u mbështetur në modele të suksesshme, në të njëjtën kohë duke sjellë risi, skuadra jonë i përgjigjet standardeve të larta dhe kërkesave komplekse të klientëve tanë.

Ne ofrojmë zhvillim software-i sipas nevojave tuaja për:

- Aplikime të kompletuara Web

- Aplikime Klient/Server

- Zhvillim Komponentësh

- Zgjidhje gjithëpërfshirëse biznesi

Pervoja jonë e gjerë në zhvillimin e plotë të ciklit të software-it e kombinuar me mjeshtërine në shërbimet e konsulencës për biznesin, duke përdorur metodologjinë ‘agile’ siguron besueshmëri dhe reagim të shpejtë ndaj nevojave gjithmonë në ndryshim të biznesit.

Ekspertiza jonë e thellë në teknologjitë e zhvillimit të software-it si: JAVA & J2EE, .NET, C#, ASP.NET, PHP, Ajax, siguron cilësi të lartë, zgjidhje optimale, fleksibël, dhe të qëndrueshme, duke minimizuar kostot dhe shmangur rreziqet.

Kompania jonë, Konsort, ka një eksperiencë dhe reputacion të provuar në dhënien e zgjidhjeve të sukseshme për një gamë të gjerë industrish si TeleKom, Banka, Financa, Energji, Shërbime, Shëndetësi, Qeveri, FMCG, Udhëtime & Turizëm, etj.

Ne ndjekim ciklin e software-it nga vlerësimi fillestar, në përcaktimin e strategjive, duke përzgjedhur teknologjitë, duke analizuar, duke dizenjuar, duke implementuar, duke testuar dhe duke dorëzuar produktin final. Ky proçes zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me klientët tanë. Në fillim ne kuptojme filozofinë e kompanisë dhe qëllimet dhe pastaj ndjekim strategjinë që më mirë i pershtatet ketyre nevojave.