Ne besojmë se trajnimi dhe ritrajnimi i punonjësve është një pjesë integrale e implementimit të suksesshëm të çdo projekti. Ky është një proçes kyç që ka për qëllim njohjen dhe të kuptuarin e zgjidhjes në menyrë të shkëlqyer, shfytëzimin e sistemit në kapacitetet e tij të plota dhe kthim optimal në investimet SW/HW.
Ne ofrojmë shërbime trajnimi të plota që përfshijnë stafin e teknologjisë së informacionit dhe gjithë përdoruesit e tjerë (përdoruesit e biznesit, menaxherët, etj) për çdo zgjidhje që ne ofrojmë. Trajnimi, si një faktor esencial i çdo projekti, është një metodë e mirë-strukturuar që ka për qëllim transferimin efiçent të njohurive. Ne ofrojmë dokumentim të plotë të projektit për skuadrat teknike. Nepërmjet edukimit profesional, ne përgatisim manuale përdorimi dhe perzantime për përdoruesit e biznesit.
Këtu në Konsort, ne kujdesemi që klientët tanë të jenë të kënaqur dhe prezantojmë shërbime që kanë për qëllim rritjen e performancës, arritjen e avantazhit konkurues dhe shërbime që i shtojnë vlera biznesit. Ne besojmë se trajnimi profesional i stafit luan një rol shumë të rëndësishëm për të arritur këto qëllime.