Në Mars 2012, Konsort nxjerr një version të ri të Sistemit të Menaxhimit të Site-ve për industrinë e telekomunikacionit. Versioni i ri është një modul i bazuar në web që shton funksionalitetin “dashboard”. Nëpërmjet këtij aplikacioni online, informacioni mbi gjëndjen e antenave, problemeve dhe vendodhjes së tyre, merret në kohë reale. Dashboard i avancuar, një mjet analitik dhe gjithëpërfshirës për nivele menaxhimi, mundëson paraqitje efiçente të të dhënave dhe lehtësi menaxhimi.