Prill 2011 - Konsort prezanton Sistemin e Menaxhimit të Infrastrukturës së Shkollave dhe strategjinë E-MIS

Në Prill 2011, Konsort mori pjesë dhe mbështeti seminarin e organizuar nga Programi i lehtësimit të infrastrukturës (IPF) për Ballkanin Perëndimor mbi sistemin e menaxhimit të infrastruktures të arsimit para-universitar, të mbajtur në hotel Tirana Internacional. Seminari mirëpriti pjesëmarrës të rëndësishëm si Banka e Europës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Pas realizimit të një vlerësimi të plotë të infrastruktures të teknologjisë së informacionit dhe arkitekturës të sistemit, në çdo institucion arsimor para-universitar në të gjithë Shqipërinë, Konsort prezantoi një version demo të sistemit elektronik duke prezantuar strategji të avancuar E-MIS për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave.

Prill 2011 - Konsort prezanton zgjidhje TI për sektorin e turizmit

Në Prill 2011 Konsort mori pjesë në panairin Trea Albexpo organizuar nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit në bashkëpunim me USAID Shqipëri. Panairi u mbajt në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë dhe u karakterizua nga takime intensive midis kompanive të informatikës dhe sektorit të turizmit. Ky panair pati për qëllim nxjerrjen në pah të nevojave teknologjike të sektorit të turizmit në Shqipëri. Konsort ndoqi takime proaktive dhe prezantoi shërbimet dhe zgjidhjet e ofruara për këtë sektor. 

Janar 2011 - Konsort përfundoi dhe dorëzoi me sukses sistemin ALBIS

Në Janar 2011, Konsort realizoi me sukses Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve të Përmbarimit Gjyqësor Shqiptar duke përqëndruar dhe riorganizuar sektorët publikë dhe privatë të përmbarimit të Ministrisë së Drejtësisë. Konsort ofroi një sistem modern bazuar në teknologji lider si IBM Filenet, IBM Websphere Portal dhe GoPro. Sistemi unifikoi dhe automatizoi shërbimin e përmbarimit gjyqësor, shpejtoi proçesin e ekzekutimit të urdhërave gjyqësore dhe përmirësoi proçesin e monitorimit dhe auditimit. Konsort e shoqëroi këtë sistem me shërbime të plota trajnimi për stafin IT dhe për përmbaruesit në të gjithë Shqipërinë. 

Janar 2011 - Vodafone dhe Konsort nënshkruajnë implementimin e modulit të ri analitik për faturimin e klientëve me kontratë.

Në Janar 2011 Vodafone Albania dhe Konsort nënshkruan implementimin e modulit të ri analitik për faturimin e klientëve me kontratë. Konsort u perzgjodh për të dizenjuar, zhvilluar dhe implementuar modulin e ri analitik. Ky modul do të mbulonte të gjitha çeshtjet e faturimit të klientëve me kontratë dhe do ti menaxhonte këto subjekte nga një pikëpamje analitike dhe raportuese. Moduli i vjen në ndihmë të gjitha niveleve të menaxhimit. 

Dhjetor 2010 - Konsort bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Në dhjetor 2010, Programi i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, nën drejtimin e Programit mbi Infrastrukturën (IPK) zgjodhi Konsort si pjesë të projektit “Mbështetje ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave në Shqipëri për zhvillimin e një modeli menaxhimi investimesh në sistemet para-universitare”. Konsort realizoi në menyrë të suksesshme vlerësimin e plotë të infrastrukturës të teknologjisë së informacionit dhe arkitekturës së nevojshme në të gjithë drejtoritë dhe zyrat rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri. 

Nëntor 2010 - Ministria e Drejtësisë zgjedh Konsort për Sistemin e ri të Menaxhimit të Çështjeve

Ministria Shqiptare e Drejtesisë, zgjodhi Konsort për dizenjimin dhe ndërtimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjeve që do ti përshtatej riorganizmit të sektorit privat dhe atij publik të përmbarimit gjyqësor. Në fund të vitit 2010, Konsort prezantoi Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve dhe Dokumentave Përmbarimore. Bashkëpunimi midis Konsort dhe Ministrisë së Drejtesisë rezultoi në një sistem menaxhimi çështjesh modern me rrjedhë pune të automatizuara, i integruar plotësisht me sistemet ekzistuese. 

Shtator 2010 - Konsort dhe IBM prezantojnë teknologjinë Filenet ECM për herë të parë në Shqipëri

Shtator 2010, Konsort në bashkëpunim me IBM prezantuan për herë të parë në Shqipëri Enterprise Content Management. Aktiviteti u zhvillua në Hotel Tirana Internacional dhe u ndoq nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme dhe nga biznese private në Tiranë. Prezantimi i kësaj teknologjie ishte një hap i rëndësishëm për tregun shqiptar. Konsort është krenar për bashkëpunimin me IBM dhe për risinë e prezantuar. 

Korrik 2010 - Konsort bashkëpunon me QKEV për Sistemin e Akreditimit të Profesionistëve të Shëndetësisë

Qëndra Kombëtare për Edukimin e Vazhduar (QKEV), nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetesisë, zgjodhi Konsort për të konceptuar dhe ndërtuar një sistem që do të automatizonte, lehtësonte dhe përmirësonte proçesin e Akreditimit dhe Riçertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë. Konsort e zhvilloi zgjidhjen në “Cloud” duke ofruar një aset online që në mënyrë shumë praktike zëvendëson vështirësitë e menaxhimit të pajisjeve HW. Që prej vitit 2010, QKEV zotëron një sistem që menaxhon dhe monitoron në menyrë efiçente proçesin e Akreditimit dhe Riçertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë. 

Qershor 2010 - Konsort mbështet konferencën e organizuar nga Universiteti i Tiranës.

Në qershor 2010, Konsort u bë pjesë dhe mbështeti konferencën mbi teknologjinë e informacionit të organizuar nga Universiteti i Tiranës. Konsort prezantoi sfidat që kjo teknologji has në ditët e sotme duke ofruar edhe zgjidhje për secilën. Diskutimi u shtri nga mbledhja e informacionit, tek menaxhimi i dokumentave, tek planifikimi i burimeve dhe menaxhimi i klientëve. Konferenca ishte interaktive dhe audienca ishte plotësisht e përfshirë.

Consultant

KonSort is hiring Consultants with experience in software development , project management, knowledge of databases, IT architechture and very good English skills.
 
Consultant
 
Job Description
Albanian

Pages

Subscribe to KonSort RSS