Të kontraktosh shërbime të jashtme për tiu përgjigjur kërkesave të teknologjisë së informacionit, i ofron përparësi organizatës duke optimizuar prioritetet, duke reduktuar kostot dhe duke rritur efiçencën. Reduktohet koha që duhet për të dalë në treg, shmangen aktivitetet e tepërta dhe ulet kompleksiteti. Ne ofrojme shërbime të jashtme (outsourcing) për:
- Zhvillim Software
- Përshtatje Zgjidhjesh
Ekspertiza jonë në zhvillim software-i, akumuluar dhe rritur nga një mori projektesh bashkëpunimi dhe nga investimi jonë në teknologjitë më të avancuara, garanton dhe tejkalon rezultatet e pritura. Skuadra jonë e zhvilluesve është e specializuar në JAVA & J2EE, .NET, C#, ASP.NET, PHP, AJAX, etj, për sisteme operative dhe platforma si: UNIX, Windows, Linux, Android, iOS (iPhone & iPad), Windows Mobile, etj.
Ne ofrojmë zhvillim software-i në distancë për:
- Zhvillim të plotë të ciklit të jetës së software-it
- Zhvillim komponentësh
- Migrim & Riprojektim
- Testim të njësisë, inspektim të kodit, riparim të bug-eve
Zgjidhjet që ne ofrojmë janë ndërtuar për të reflektuar nevojat dhe objektivat unike të klientëve tanë. Këto zgjidhje janë rezultat i investimit tonë në teknologjitë më të avancuara dhe partneritetit me kompanitë më të mëdha të teknologjisë së informacionit në tregun e sotëm. Ne ofrojmë outsourcing duke ndjekur platformat:
- IBM FileNet (CM, BPM)
- IBM Advanced Case Manager
- IBM Data stage
- SAP
- IBM Tivoli
- Microsoft Sharepoint