Punonjësit tanë janë elementi më vital, tregues i performancës tonë. Ata përfaqesojnë imazhin tonë përpjekjet dhe sukseset tona të përditshme. Në përputhje me pritshmëritë tona, stafi ynë percjell tek çdo anëtar i ri i skuadrës sonë, nivele të larta edukimi, profesionalizmi dhe vlera të arrira etike.
Këtu në Konsort, mes njeri-tjetrit, ne pyesim, ne dëgjojmë, ne ndihmojmë, ne respektojmë. Ne punojmë shume dhe qeshim shpesh. Objektivi ynë është krijimi i një mjedisi sa më efiçent dhe sa me kreativ.
Ne jemi duke kërkuar për karakter, kompetencë, vendosmëri, profesionalizëm dhe ekselencë; ne ofrojmë çdo gjë tjetër.
Ne i konsiderojmë studentët e jashtëzakonshëm si një aset të rëndësishëm të kompanisë sonë. Ne ndërtojme hapat e parë të karrierës së këtyre studentëve duke iu ofruar rritje profesionale dhe personale krah për krah me ekspertë me përvojë.
Jeni duke studiuar jashtë? Konsort është i vendosur të jetë trampolina juaj në tregun Shqiptar. Programe të veçanta i dedikohen studentëve që vendosin të kthehen, të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri.
Ne duam që puna juaj të jetë një pjesë e rëndësishme, shpërblyese për jetën tuaj. Nëse ju ndani të njëjtat vlera me ne, atëherë punoni me ne; Konsort do të provojë të jetë investim në karrierën tuaj.