Sfida

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave është një nga institucionet më të rëndësishme nën drejtimin e Ministrisë së Financave. Kjo drejtori menaxhon qindra-mijëra taksapagues nëpër gjithë Shqipërinë. Performanca e këtij institucioni është e lidhur direkt me financat e shtetit shqiptar. Sfida e paraqitur në vitin 2009 ishte nevoja për një sistem gjithëpërfshirës që do të krijonte një tablo të qartë të aktivitetit të tyre të gjerë. Ata kishin nevojë të studionin prirjet e subjekteve të tyre, të kryenin analiza krahasuese, të planifikonin buxhetin me sa më shumë efiçencë dhe te ndiqnin proçesin e zhvillimit të aktiviteteve. Ky institucion kishte nevojë për një sistem të centralizuar, të standardizuar, me kapacitet të lartë dhe me informacion të përditësuar. Drejtoria e Pergjithshme e Taksave kishte nevojë për një sistem që do të ofronte nivele të larta sigurie dhe saktësie duke konsideruar ndjeshmërinë e informacionit. Ata kishin nevojë për një sistem alarmi që do të ndihmonte në identifikimin dhe parandalimin e skenarëve të ndryshëm. Ky sistem duhet të ekzekutonte 24/7. Si perfundim, ata kishin nevojë për një zgjidhje që do të ofronte raportim modern dhe mjete analitike te sofistikuara për të rritur efiçencen dhe për të ndihmuar proçesin e vendimmarrjes.

 Zgjidhja

Konsort propozoi dhe zhvilloi një sistem të ri raportimi duke u bazuar në arkitekturen datawarehouse. Zgjidhja e zbatuar u ndërtua mbi teknologjinë Oracle RDBMS dhe IBM ETL. Sistemi është dizenjuar për të tërhequr, pastruar, transformuar, pasuruar dhe shkarkuar të dhënat e mbledhura nga sisteme operacionale të ndryshme dhe si përfundim për të ruajtur informacionin e strukturuar në një bazë të centralizuar të dhënash. Sistemi në brendësi është shumë kompleks por ofron një ndërfaqe komunikimi shumë miqësore. Ai ofron mekanizma sigurie shumë të sofistikuara. Automatizimi i proçeseve garanton saktësinë. Zgjidhja ofron një varietet të mjeteve analitike të raportimit që përdoren për përmirësimin e vendimmarrjes.

Konsort aplikoi metodologjine e tij rigoroze në përcaktimin e problemit, zhvillimin e zgjidhjes dhe në zbatimin e suksesshem të tij në më pak se 6 muaj. Konsort përfshiu përdoruesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave në projekt duke i trajnuar ata dhe integroi sistemin ekzistues me zgjidhjen e re duke zgjeruar infrastrukturën e serverit dhe hardware-in.

 

Rezultati

Me zgjidhjen që Konsort prezantoi dhe zhvilloi, Drejtoria e Pergjithshme e Taksave zotëron sot një sistem që përfaqëson inovacion në fushën e sektorit publik. Ky sistem po ndihmon menaxhimin në proçesin e analizes, planifikimit dhe inspektimit të përdorimit të burimeve të tyre. Zgjidhja, nëpërmjet mjeteve raportuese dhe analitike, ka përmirësuar vendimmarrjen, ka rritur transparencën, cilësinë dhe efiçencën e shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave. Sistemi është parashikuar të ketë një impakt të menjëhershëm në financat e shtetit Shqiptar.