Sfida

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, nën drejtimin e Ministrisë së Financës, menaxhon aktivitetin e qindra-mijëra taksa-paguesve në të gjithë Shqipërinë. Ky institucion kishte nevojë për një sistem që do të përfshinte të gjithë subjektet taksa-pagues Shqiptar dhe do të mundësonte analizë risku sa më efikase. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave kishte nevojë për informacion të detajuar dhe të standardizuar që do ti lejonte të ndiqte aktivitetin e të gjithë taksa-paguesve dhe në vecanti realizimin e identifikimit të subjekteve të riskut me saktësi të lartë, në kohë, duke u varur në shumë burime njëkohësisht. Një tjetër sfidë e rëndësishme ishte niveli i lartë i sigurisë që ky sistem duhet të ofronte. Sistemi kërkonte integrimin e ekspertizës analitike duke përfshirë analizë komplekse përllogaritjesh dhe vlerësimi final.

Zgjidhja

Konsort prezantoi dhe zhvilloi Sistemin e Analizës së Riskut. Sistemi u bazua në një Bazë të Dhënash të përqëndruar, pjesë e Oracle që ushqehet në mënyrë automatike nga një motor ETL. Ky sistem analizon gjithë informacionin lidhur me taksa-paguesit Shqiptar, i mbledhur nga të gjitha sistemet e taksave që aplikohen respektivisht.

Sistemi në menyrë automatike mbledh të dhëna për aktivitetin e taksa-paguesve. Bazuar në më shumë se 70 kritere sistemi krahason progresin e një subjekti në lidhje me aktivitetin e tij historik dhe në lidhje me subjekte të tjerë në të njëjtën industri. Sistemi shënon rezultatin dhe e shpërndan atë në mënyrë periodike në formën e listave. Listat janë të detajuara dhe të përditësuara. Sistemi ofron disponueshmëri dhe reagim të shpejtë. Nëpërmjet një metode alarmi, përdoruesit përditësohen vazhdimisht.

Sistemi përfshin mbikqyrjen e subjekteve të Riskut, një koncept shumë i rëndësishem ky për Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave. Konsort përdori metodologjinë e tij rigoroze për të analizuar dhe zhvilluar sistemin dhe e përmbushi sfidën duke e përfunduar sistemin në gjashtë muaj dhe duke integruar burime ekzistuese me sistemin e ri. Procesi u shoqërua nga një bashkpunim i ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe departamentet e përfshira.

   Rezultati

Me një inovacion në përparimet teknologjike të sektorit publik në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave zotëron që prej vitit 2009 një Sistem Analize Risku modern. Automatizimi i procesit të analizes së riskut është përkthyer në efikasitet, saktësi dhe vendimmarrje të përmirësuar. Procesi i Analizës së Riskut është më transparent. Mbikëqyrja 24/7 dhe mekanizmat paralajmeruese kanë rezultuar në reagim në kohë reale. Sistemi ka perfshirë shërbim të shpejtë dhe eficent. Mjetet analitike dhe raportuese kanë nxitur plotësinë e informacionit, kanë përmirësuar parashikime të rëndesishme dhe kanë rritur të ardhurat.