Sfida

Vodafone Albania është pjesë e një ndër grupeve më të mëdha të telekomunikacionit në botë. Me një numër gjithmonë në rritje klientësh dhe antenash në rrjet, të shperndarë në gjithë Shqipërinë, Vodafone kishte nevoje për një zgjidhje të përmirësuar që do ta ndihmonte kompaninë në supervizimin e rrjetit të antenave, lokalizimin e antenave me probleme dhe shpëtimin dhe riparimin e miliona të dhënave dhe problemeve në kohë.

Nevoja për supervizim 24/7 e përcaktuar nga operimi pa ndalesë i kompanive celulare dhe lidhja direkte me eficencën në kosto, kombinuar me nevojën për saktësi të dhënash ishin sfidat e ngritura nga ky projekt. Informacioni duhet të ishte i menjëhershëm dhe miqësor, duke ofruar mundësinë e shfrytëzimit nga të gjitha nivelet e menaxhimit.

Zgjidhja

Konsort projektoi, zhvilloi dhe implementoi Aplikimin SiteInfo si zgjidhjen më të mirë që do të mbulonte nevojat e klientit (Vodafone) mbi mbledhjen e të dhënave, menaxhimin e problemeve, menaxhimin e antenave, raportim dhe analizë bazuar në indikatorët e performancës.

Në qëndër të këtij sistemi qëndron Web Service, .Net Platform dhe SQL Server Data Management System. Metodologjia jonë rigoroze e kombinuar me punën kreative, intensive dhe profesionale të skuadrës sonë mundësoi realizimin 100% të këtij sistemi duke e nisur nga fillimi.

Zgjidhja ofroi mbulim gjeografik dhe disponueshmëri të plotë. Saktësia e lokalizimit të problemeve kombinuar me specifikime mbi natyrën e problemit rriti eficencën. Zgjidhja parashikoi qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri. Realizuar në 6 muaj, projekti u shoqërua me trajnimin e inxhinierëve te Rrjetit Vodafone dhe me nxjerrjen e versionit të dytë si pasojë e kalimit të Vodafone në gjeneratën 3G.

Rezultati

Sistemi SiteInfo u implementua nga Konsort në 2009. Sot, Vodafone Albania zotëron informacion më të strukturuar dhe më të saktë në lidhje me mirëmbajtjen e antenave të shpërndara kudo në Shqiperi. Ata marrin informacion të menjëhershëm, zotërojnë funksionalitete të përmirësuara mbi administrimin e antenave dhe raporte të sofistikuara për analizë.