July 2010 - NCCE selected Konsort for building a system on the cloud

National Center of Continuing Education (NCCE), agency of Albanian Ministry of Health, selected Konsort to build and deliver a system that would automate, facilitate and improve the process of Accreditation and Recertification of health professionals. Konsort developed the solution using cloud infrastructure, offering an online asset that wisely substitutes the inconvenience of managing network equipments. Since 2010 NCCE possesses a system that efficently manages, monitors and controls the process of Accrediton and Recertification of health professionals. 

More

Nëntor 2012 - Konsort publikon website-in e ri

Në Nëntor 2012, Konsort publikoi website-in e tij të ri. Ky website ofron një këndveshtrim gjithëpërfshirës të shërbimeve dhe zgjidhjeve që ne ofrojmë. Faqet e këtij website-i shfletojnë historitë e suksesit dhe i japin kredite partnerëve dhe klientëve për besimin dhe bashkëpunimin. I thjeshtë për tu naviguar dhe i mbushur me informacion, ky website ka për qëllim të shprehë sa më qartë nevojat e klientëve aktualë dhe potencialë. 

Gusht 2012 - Ministria e Drejtësisë i beson Konsort mirëmbajtjen e sistemit ALBIS

Pas realizimit të suksesshem të Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve të Përmbarimit Gjyqësor Shqiptar, Ministria e Drejtësise zgjodhi Konsort në Gusht 2012 për të mirëmbajtur dhe mbështetur këtë sistem. Në përputhje me këtë marëveshje, Konsort mundësoi një skuadër me teknikë të specializuar të cilët kishin përgjegjesi te vazhdueshme për mbarëvajtjen e përgjithshme të sistemit dhe realizuan me sukses ndjekjen dhe zgjidhjen e çdo problemi që haste çdo përmbarues privat apo shtetëror. 

Korrik 2012 - Modul i avancuar raportimi, në Cloud për QKEV

Në Korrik 2012, Konsort realizoi modulin e avancuar të raportimit për Qëndrën Kombëtare të Edukimit të Vazhdueshëm, agjensi teknike e Ministrisë të Shëndetësisë. Pas implementimit të suksesshëm të zgjidhjes “Cloud” në vitin 2010, në vitin 2012 Konsort u përzgjodh për zhvillimin e një moduli raportimi të avancuar mbi infrastrukturën “Cloud”. Ky modul i mundëson niveleve të menaxhimit të kenë kontroll më efiçent mbi proçesin e Akreditimit dhe Riçertifikimit të profesionistëve të shëndetit. Moduli ofron mjete të avancuara analitike dhe grafike për të analizuar të dhënat nga perspektiva të ndryshme. 

Maj 2012 - Konsort mbështeti dhe mori pjesë në panairin e punës organizuar nga Universiteti New York, Tiranë

Në Maj 2012, Konsort mori pjesë dhe mbështeti Panairin e 5të të Punës të Universitetit të New York, Tiranë. Aktiviteti u organizua në ambjentet e universitetit dhe ka në fokus studentët e tij, duke nxjerrë në pah më të talentuarit dhe më të motivuarit për punë. Përfaqësues të kompanisë sonë, intervistuan dhjetra studentë nga programi universitar dhe master. Aktiviteti u ndoq nga intervista të dyta pranë zyrave tona. Bashkëpunimi ishte i frytshëm dhe do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim. 

Prill 2012 - Konsort mbështeti aktivitetin “Startup weekend”

Në Prill 2012, Konsort ishte pjesë e panelit gjykues të aktivitetit Tirana Startup Weekend, organizuar në Universitetin Europian të Tiranës. Aktiviteti mbështetet nga një rrjet i gjerë drejtuesish dhe sipërmarresish dhe ka për qëllim fuqizimin e ideve të reja për biznes. Konsort dorëzoi çmimin e tij special “Ditët e Konsulencës” projekteve: “Punësimi i gjysheve” dhe “Guida turistike në Shqipëri” duke ofruar një javë konsulence për secilin projekt. 

Mars 2012 - Konsort nxjerr versionin e ri të Sistemeve Telecom SiteInfo

Në Mars 2012, Konsort nxjerr një version të ri të Sistemit të Menaxhimit të Site-ve për industrinë e telekomunikacionit. Versioni i ri është një modul i bazuar në web që shton funksionalitetin “dashboard”. Nëpërmjet këtij aplikacioni online, informacioni mbi gjëndjen e antenave, problemeve dhe vendodhjes së tyre, merret në kohë reale. Dashboard i avancuar, një mjet analitik dhe gjithëpërfshirës për nivele menaxhimi, mundëson paraqitje efiçente të të dhënave dhe lehtësi menaxhimi. 

Tetor 2011 - Konsort mbështeti dhe mori pjesë në panairin e 11 të punës nga AmCham

Në tetor 2011, Konsort mori pjesë dhe mbeshteti panairin e 11të të punës organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë në hotelin Tirana Internacional. Pjesë e panairit të punës ishin rreth 21 kompani të mirënjohura në tregun shqiptar. Përfaqësuesit tanë të departamentit të burimeve njerëzore mbetën të kenaqur me rezultatet e intervistave duke mbajtur kontakte me kandidatë për intervista dhe bashkëpunime të mëtejshme. 

Maj 2011 - Konsort nxjerr versionin 3G të Sistemeve Telecom SiteInfo.

Në vitin 2011 Konsort prezantoi versionin e ri të teknologjisë së telekomunikacionit SiteInfo për të mundësuar rrjetet 3G. Vodafone Albania ishte një nga klientët tanë që aplikoi këtë zgjidhje sapo kjo kompani bëri kalimin në gjeneratën e tretë të telekomunikacionit. Ky version i ri përfshiu mbledhje të dhënash, menaxhim gabimesh, menaxhim antenash, tregues performance rrjeti, analizë dhe mjete raportuese. Kjo teknologji mund të përqafohet nga çdo kompani telekomunikacioni që bën pjesë në gjeneratën e 3të  dhe që dëshiron të marrë maksimumin e burimeve të tij. 

Prill 2011 - Konsort prezanton Sistemin e Menaxhimit të Infrastrukturës së Shkollave dhe strategjinë E-MIS

Në Prill 2011, Konsort mori pjesë dhe mbështeti seminarin e organizuar nga Programi i lehtësimit të infrastrukturës (IPF) për Ballkanin Perëndimor mbi sistemin e menaxhimit të infrastruktures të arsimit para-universitar, të mbajtur në hotel Tirana Internacional. Seminari mirëpriti pjesëmarrës të rëndësishëm si Banka e Europës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Pas realizimit të një vlerësimi të plotë të infrastruktures të teknologjisë së informacionit dhe arkitekturës të sistemit, në çdo institucion arsimor para-universitar në të gjithë Shqipërinë, Konsort prezantoi një version demo të sistemit elektronik duke prezantuar strategji të avancuar E-MIS për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave.

Pages