Sfida

Vodafone Albania është një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në Shqipëri. Industria e telekomunikacionit dhe e telefonisë celulare në veçanti janë pjesë e një mjedisi shumë kompetitiv. Ruajtja e një pozicioni strategjik në një treg të tillë kërkon zhvillimin e strategjive që diferencojnë shërbimet, produktet dhe qasjen ndaj tregut. Sfidat më të mëdha të këtij biznesi përfshijnë krijimin e mardhënieve afatgjata me klientët, parashikimin e prirjeve të tregut dhe optimizimin e investimeve.

Për këtë arsye Vodafone Albania vendosi të investojë në një zgjidhje të re që do të integrohej me strategjinë e tyre; do të ndihmonte vendimmarrjen; do të permiresonte sistemet dedikuar klientëve dhe do të rriste të ardhurat dhe performancën. Kjo zgjidhje e re raportimi do të trajtonte biliona rekorde dhe terabyte-e të dhënash të ardhura nga burime të ndryshme sistemesh dhe do të prodhonte në çdo moment raporte dhe dashboard-e të detajuara.

Zgjidhja

Konsort prezantoi Sistemin Datawarehouse si zgjidhje për sfidat e konstatuara nga Vodafone. Datawarehouse është një zgjidhje e qendërzuar dhe e sigurtë që ofron nivel të lartë saktësie të dhënash. Informacioni proçesohet në mënyrë automatike dhe të centralizuar duke rritur efiçencën dhe kontrollin e sofistikuar dhe duke shmangur punën manuale.

Projektimi dhe ndërtimi i sistemit përfshiu prodhimin e qindra raporteve dhe shkarkimin e miliona rekordeve nga burime të ndryshme (MSC, Kontratë, Parapagesë, BMD, Financiare, etj) përditë. Vizioni në projektimin e këtij sistemi u bazua në nevojat e së ardhmes të Vodafone Albania dhe në nevojat specifike të departamenteve të Financës, Shitjeve, Marketingut dhe Teknikës. Zgjidhja e zbatuar u ndërtua mbi teknologjitë Oracle dhe IBM ETL dhe proçesi i zbatimit të zgjidhjes u bazua në një metodologji rigoroze që siguroi implementimin e suksesshem nën afate shumë të shkurtra kohe. Zhvillimi i sistemit u shoqërua me trajnimin e përdoruesve të skuadres Vodafone Albania.

Rezultati

Sot, Vodafone Albania zotëron një tablo të plotë, të saktë dhe të përditësuar mbi nevojat e klientëve, mbi produktet, shitjet, performancën dhe prirjet e tregut. Sot, sistemi prodhon qindra raporte për të gjithë departamentet e Vodafone Albania dhe çdo vit pasurohet me module dhe karakteristika te reja nga skuadra Konsort.

Ekselencë Operative

Produkte, Shërbime & Modele te reja biznesi

Mardhënie e ngushtë me klientin

Vendimmarrje e përmirësuar

Avantazh Kompetitiv