Sfida

Institucioni i Administrimit të Taksave në Kosovë menaxhon proçesin e mbledhjes së taksave për Republikën e Kosovës. Ky institucion kërkonte një zgjidhje që do të optimizonte monitorimin e aktivitetit të mbledhjes së taksave nga subjektet taksa-pagues. Pajtueshmëria me rregullatoren dhe ligjin, privatësia dhe konsolidimi ishin sfidat që kërkonin një kontroll sigurie më të fuqishëm të bazës së të dhënave. Të zotëruarit e informacionit për çdo interference me çdo bazë të dhënash, do ti siguronte këtij institucioni efiçencë dhe avantazh. Burimet e informacionit përmbanin të dhëna shumë sensitive dhe trajtimi i tyre kërkonte nivel të lartë sigurie. Për shkak të arkitekturës së sistemit të taksave në Kosovë, Administrimi i Taksave kërkonte një zgjidhje që do të monitoronte 5 burime të ndryshme aplikimi dhe do ti përpunonte këto rezultate duke optimizuar përdorimin e tyre.

Zgjidhja

Konsort e bazoi zgjidhjen e tij në teknologjinë Oracle Audit Vault. Sistemi i ri automatizoi qendërzimin dhe monitorimin e trajtimit të të dhënave që vinin nga segmente të ndryshme të burimeve të aplikacioneve të taksave. Kjo zgjidhje mundëson siguri të brendshme “built-in”, dhe kontroll të aksesit mbi informacionin e konsoliduar. Monitorimi kryhet në kohë reale dhe në të njëjtën kohë sistemi ofron mjete të përparuara raportimi që ndihmojnë përdoruesit për një proçes më profesional dhe më efiçent.

Rezultati

Institucioni i Administrimit të Taksave, Kosovë zotëron sot nje sistem që e ndihmon atë në monitorimin e saktë dhe të sigurtë të aktivitetit që kryhet mbi të dhënat e taksave. Automatizimi i proçeseve të rëndësishme, centralizimi i të dhënave dhe lehtësitë e ofruara nga moduli i raportimit, kanë rritur kontrollin, efiçencën dhe transparencën.