Sfida
Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë vendosën në vitin 2010 të reformojnë shërbimin e përmbarimit dhe të riorganizojnë sektorin publik dhe atë privat. Ky vendim solli nevojën e një sistemi elektronik që do të përqëndronte dhe standardizonte proçesimin e mijëra çështjeve të përmbarimit gjyqësor në të gjithë Shqipërinë. Zgjidhja duhet të reduktonte kohën e shpenzuar për proçeset komplekse legale dhe administrative. Zgjidhja duhet të ishte fleksibël në menyrë që këto proçedura të përktheheshin sa me shpejt në rrjedhë pune të automatizuar. Gjithashtu, zgjidhja duhet të përshtatej me një ambient legal shumë kompleks dhe në ndryshim të vazhdueshëm.
Sistemi i ri duhet të ofronte disponueshmëri të lartë duke operuar 24/7 dhe duhet ti shërbente zyrave në të gjithë Shqipërinë. Në menyrë të veçantë, ky sistem duhet të dizenjohej për të rritur efiçencën dhe cilësine. Zgjidhja duhet të siguronte saktësi dhe transparencë. Ajo duhet të lejonte kontroll dhe monitorim online dhe gjithashtu të prodhonte raporte dhe analize në kohë reale.
Zgjidhja
Ministria Shqiptare e Drejtesise zgjodhi Konsort si partnerin e tij në konsulencën teknologjike dhe në implementimin e zgjidhjes se nevojshme. Zgjidhja e propozuar ishte “Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Dokumentave dhe Çështjeve të Përmbarimit Gjyqësor”. Konsort doli në përfundimin se një software modern për menaxhimin e çështjeve dhe rrjedhës së punës i integruar në mënyrë të përshtatshme me sistemet ekzistuese, do ti jepte Ministrisë së Drejtësisë, zgjidhjen e kërkuar.
Zgjidhja e ofruar është një sistem solid dhe i sigurtë. Ofron kapacitete të larta dhe shpërndarje të gjerë gjeografike. Karakterizohet nga një ndërfaqe lehtësisht e kuptueshme nga përdoruesi. Konsort përdori teknologjitë IBM Filenet dhe IBM Wesphere Portal. GoPro, si ndërfaqja web, integroi aftësinë menaxhuese të çështjeve, dokumenteve dhe bisnesit. Metodologjia jonë shumë rigoroze mundësoi analizën, design-in, implementimin, testimin dhe adoptimin e suksesshëm të sistemit të ri dhe si përfundim integrimin me sistemin ekzistues. Faza e integrimit u shoqërua nga një bashkëpunim i ngushtë me departamentin e teknologjisë së informacionit të Ministrisë së Drejtesisë dhe me trajnimin e gjithë departamanteve që do të ishin përdorues të sistemit.
Rezultati
Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Çështjeve të Përmbarimit dhe Dokumentave u implementua me sukses dhe është funksional që prej datës 1 Janar të vitit 2011. Zgjidhja e re solli transparencë dhe rriti cilësinë e shërbimit të përmbarimit gjyqësor për qytetarët. Sistemi ka përmirësuar proçesin e monitorimit dhe auditimit tek një numër në rritje degësh, i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Fleksibiliteti i këtij sistemi ka ofruar përshtatje efiçente të ndryshimeve ligjore. Automatizimi i të gjitha proçeseve ligjore ka maksimizuar prodhimtarinë e punës njerëzore dhe ka rritur efikasitetin në kosto. Ky sistem ka shpejtuar ekzekutimin dhe është provuar të jetë një sistem miqësor dhe efikas për të gjithë përmbaruesit shtetërorë dhe privatë.
Sherbim i permiresuar ndaj Qytetarit
Efiçence & Kapacitete te larta
Fleksibilitet & Disponueshmeri
Raportim ne kohe reale
Avantazh Analitik