Zgjidhjet që ne ofrojmë, reflektojnë nevojat dhe objektivat unike të çdo klienti. Këto zgjidhje vijnë si rezultat i investimit tonë në teknologjitë më të avancuara dhe partneritetit me emrat më të mëdhenj në tregun e sotëm të Teknologjisë së Informacionit.
 
 
  BI & Raportim       DataWarehouse
Nëpërmjet Business Intelligence dhe Sistemit të Raportimit, Konsort prezanton një metodë efiçente për shrytëzimin e potencialit që informacioni juaj zotëron, në kohën e duhur, tek njerëzit e duhur, në formatin e duhur (Web, Tablet, Mobile...)
 
 
Zgjidhja Data Warehouse që Konsort ofron ka funksionalitet të orientuar drejt subjektit, duke mbledhur, strukturuar dhe pasuruar të dhënat dhe informacionin kompleks nga çdo burim i mundshëm si brenda edhe jashtë kompanisë.
    Menaxhim Dokumentash       Menaxhim Çeshtjesh
Zgjidhjet tona të Menaxhimit të Dokumentave bazohen në teknologjitë lider si IBM Filenet, Alfresco dhe Sharepoint duke iu pergjigjur nevojës gjithmonë e në rritje të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së “ishujve” të dokumentave brenda çdo organizate.
  
  Konsort ofron zgjidhje për menaxhim çështjesh dhe automatizim procesesh duke u bazuar në teknologji lider si IBM dhe GoPro duke garantuar rritjen e performancës, përmirësimin e efiçencës, ndjekjen e rrjedhës së punës, monitorimin dhe optimizimin e rezultateve.
    Zgjidhje Cloud      Menaxhimi i Telecom Sites
Ne ofrojmë Zgjidhje Cloud që në mënyrë efiçente krijojnë dhe menaxhojnë aplikacionet e biznesit tuaj dhe të dhënat online. Sistemet, aplikacionet, software-i, burimet dhe të dhënat tuaja do të ruhen dhe zhvillohen në ‘cloud’ dhe ju mund ti aksesoni dhe shpërndani ato, kudo dhe kurdo.
 
 
Sistemi i Menaxhimit të Telecom Sites është një zgjidhje gjithëpërfshirëse që i pergjigjet kërkesave komplekse të kompanive të telefonisë celulare në menaxhimin efiçent të rrjetit të tyre, duke proçesuar gabimet dhe problemet ne kohë reale 24/7.
 
    Service Request Management       Single Sign On
Konsort ofron një zgjidhje të plotë dhe të unifikuar Service Request Management duke mundësuar çdo biznes menaxhim më efektiv të infrastrukturës TI duke optimizuar cilësinë e shërbimit dhe minimizuar kostot dhe kohën e shpenzuar.
 
Zgjidhja ‘Single Sign On’ ofron një pikë të vetme kontakti për çdo përdorues në gjithë sistemet e një organizate duke automatizuar proçesin e autentikimit, duke përforcuar sigurinë dhe duke reduktuar kostot e menaxhimit dhe mirëmbajtjes.
 
    Monitorimi i rrjetit       Sisteme Sigurie & Auditi
Monitorimi i rrjetit është një zgjidhje fleksibël, e përshtatur për rritje duke ofruar informacion të detajuar mbi operacionet në rrjet, duke paralajmëruar gjëndje kritike, duke zbuluar dhe rigjeneruar shumë probleme në menyrë automatike. Kjo zgjidhje optimizon menaxhimin e rrjetit duke ulur kostot.
 
 
Konsort zhvillon sisteme sigurie dhe auditimi bazuar në teknologjinë Oracle Audit Vault. Këto sisteme janë nje zgjidhje e fuqishme, që përfshin gjithë ndërmarrjen. Ato konsolidojnë, zbulojnë, monitorojnë, lajmerojnë dhe raportojnë në menyrë efiçente.