Tregu është në ndryshim të shpejtë dhe të vazhdueshëm. Shfrytëzimi i informacionit në kapacitetet e tij të plota bën që një biznes ti përgjigjet në mënyre eficente çdo ndryshimi. Konsort, nëpërmjet zgjidhjes Business Intelligence (BI) dhe Sistemit të Raportimit prezanton një metodë shumë efiçente në nxjerrjen në pah dhe lëvrimin e potencialit të informacionit për vendimarrje të optimizuar dhe rritje performance.
 
  Nën platformën e unifikuar që ofron zgjidhja BI, volumi i madh i informacionit të pastrukturuar, të mbledhur nga burime të panumërta të dhënash, centralizohet dhe strukturohet. Kjo zgjidhje ofron informacionin e duhur, në kohen e duhur, tek njerezit e duhur, në formatin e duhur kudo dhe kurdo: web, mobile, ose desktop per çdo pajisje: PC, Laptops, Tablets, iPad, iPhone, Android Phones, etj
Konsort prezanton gjeneraten e re të BI duke transformuar menyrën e vështire tabulare të sistemit të raportimit dhe analizes, në një sistem vizual, lehtësisht të perceptueshëm. Për tiu përgjigjur nevojave tuaja aktuale dhe atyre të së ardhmes, ne ofrojmë një platformë që lejon aplikimin e të gjithë stileve të BI:
 

- Dashboards and Scorecards.

- Enterprise Reporting

- OLAP Analysis

- Geospatial Analysis

- Advanced and Predictive Analysis

- Alerting & Proactive Notification

 
 
 
Konsort ofron zgjidhje Mobile Business Intelligence duke bërë të mundur përvojën më të mirë të biznesit kudo dhe kurdo. Avantazhet e portabilitetit (mobile) përkthehen në rritje performance. Duke ofruar interaktivitet, siguri, rritje dhe performancë të përmiresuar, teknologjia mobile BI është duke u përqafuar nga çdo kompani që synon ti shtojë vlerë biznesit të tij.
Business Intelligence dhe integrimi me Mediat Sociale është hapi i radhes i avancimit në zgjidhjet tona BI. Niveli i larte i interaktivitetit që zgjidhja BI ofron në mjedisin lehtësisht të menaxhueshem të mediave sociale, krijon mundësinë e shfaqjes dhe sukesit të kesaj teknologjie.
 
Ne punojmë me teknologjitë më të fundit si Microstrategy, Business Objects, Oracle BI, etc. Historitë tona të suksesit të ndërtuara ndër vite kanë provuar se Business Intelligence i jep mundesinë biznesit të ndermarri vendime inteligjente dhe te mirë informuara. Të dhënat analizohen nga çdo perspektivë. Organizatat mund të zbulojnë mundësi të reja fitimprurëse. Informacioni, analiza dhe vendimarrja në biznes përfaqesojnë motorrin e rritjes së performancës, shitjeve, përfitimeve dhe reduktimit të kostove.
 

Histori Suksesi:

Shikoni se si zgjidhja jonë BI dhe Sistemi i Raportimit, kanë rritur performancën dhe përsosmërinë për kompaninë e telekomunikacionit, Vodafone Albania >>>