Teknologjia Data Warehouse qëndron në zemër të një sistemi të avancuar raportimi. Për këtë arsye Konsort ofron zgjidhje Datawarehouse që plotëson nevojat komplekse analitike të bisnesit dhe industrive sot.
Datawarehouse-i centralizon dhe konsolidon të dhëna nga burime të shumta, analiza e të cilave përdoret për të parashikuar prirjet e biznesit. Për industritë që cdo ditë punojnë me një numër të lartë të dhënash si telekomunikacioni, bankat, kujdesi shëndetesor, financat, etj. datawarehouse mundëson unifikimin e informacionit të disponueshëm duke e standardizuar dhe integruar me të gjitha departamentet, duke rritur efiçencën dhe optimizuar analizën e të dhënave.
Funksionaliteti i zgjidhjes sonë datawarehouse është orientuar drejt subjektit, duke mundësuar analizën e detajuar të cdo niveli. Mjedisi i Datawarehouse përfshin: relational database, ETL (Extract, Transform, Load) solution, OLAP (Online Analytical Processing) engine dhe një numër mjetesh (tools) të tjera.
Kjo zgjidhje konsolidon të dhëna nga burime të shumëllojshme dhe prodhon raporte të pajisur me informacion, konsistente (të perditësuara) dhe gjithëpërfshirëse. Datawarehose ofron një infrastrukture të sigurtë, në rritje dhe lehtësisht të menaxhueshme dhe jep mundësinë e zgjerimit drejt nje numri të madh burimesh të dhënash të natyrave të ndryshme.
Implementimi i datawarehouse-it ofron një tablo të qartë të aktivitetit të biznesit duke zbuluar modele dhe mardhënie të fshehura ndërmjet të dhënave. Menaxhimi ka mundësi të ekzekutojë raporte komplekse që prodhojnë përgjigje për shumë raste brënda një kornize kohore shumë konkuruese. Duke zotëruar një sistem të tillë, biznesi mund të marë vendime të rëndësishme dhe të mirë informuara që do të lejojne uljen e rreziqeve dhe kostove, si dhe rritjen e të ardhurave dhe fitimeve.