
Në çdo kompani, organizate apo institucion, mijëra dokumenta të përfshira në proçese kritike shpërndahen përditë brenda dhe jashtë tyre. Duke filluar që nga kontrata, informacioni i klientëve, fatura, letra, e-maile, dosje elektronike, raporte deri tek përmbajtje web etj, ky volum i madh dokumentash krijon ishuj të pamenaxhuar informacioni.

Sistemi i Menaxhimit të dokumentave që Konsort ofron, është një zgjidhje që automatizon, dixhitalizon dhe qendërzon të gjitha format e dokumentave. Kjo teknologji i shërben të gjithë departamenteve të industrive ekzistuese duke ofruar zgjidhjen e duhur për përdorim efektiv të përmbajtjes (informacionit) që përfshin mbledhjen e të dhënave, konsolidimin, menaxhimin dhe shpërndarjen nëpërmjet një magazine të vetme ruajtje. Ky sistem përballon në menyrë të suksesshme një volum dokumentash gjithmonë në rritje.

