Për kompanitë e telekomunikacionit performanca e site-eve të tyre është shumë e rëndësishme. Të zotëruarit e informacionit të saktë, në kohë reale, për çdo defekt të mundshëm, përkthehet në efiçencë dhe avantazh. Kjo njohuri e kombinuar me informacion të detajuar mbi impaktin që një defekt i caktuar ka mbi trafikun e komunikimit luan rol kritik në vendimmarrje. Për këtë qëllim, Konsort ofron Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Site-ve dhe Defekteve duke patur në objektiv nevojat e industrisë së telekomunikacionit.
Ky sistem pajis kompanitë celulare me një pasqyrë të plotë informacioni rreth infrastrukturës së rrjetit 24/7 për çdo territor ku ata operojnë. Është një zgjidhje lehtësisht e perceptueshme nëpërmjet ndërfaqeve vizuale si harta dhe dashboard-e. Nëpërmjet treguesve të performances, sistemi raporton disponueshmerinë e çdo antene. Ky sistem optimizon infrastrukturën nëpërmjet këtij aseti të shtuar.
Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Site-eve dhe Defekteve për kompanitë e telekomunikacionit ofron aftësi integrimi me datawarehouse për kryerjen e analizave të thella mbi impaktin që një defekt i caktuar ka mbi sistemin e komunikimit.