Ndërsa bizneset rriten, ndërsa varësia e tyre ndaj teknologjisë së informacionit forcohet, ndërsa organizatat integrojnë më shumë sisteme dhe punonjësit vizitojnë më shumë sisteme dhe faqe, presioni i mbajtjes mend të gjithë password-eve duke respektuar sigurinë, rritet.
Për tiu përgjigjur të gjithë këtyre sfidave, Konsort prezanton zgjidhjen ‘Single Sign On’. Kjo zgjidhje i ofron çdo përdoruesi një pikë të vetme kontakti me gjithë sistemet ku përdoruesi është i autorizuar të hyjë. Efiçenca rritet sepse proçesi i autentikimit (proçes i përsëritur rutinë) automatizohet; siguria përforëcohet dhe kostot e menaxhimit dhe mirëmbajtjes reduktohen.
‘Single Sign On’ menaxhon me dhjetra llogari dhe kredenciale të ndryshme për çdo përdorues të burimeve të organizatës. Ky sistem mundëson hyrjen automatike në çdo pjesë përkatëse të sistemit duke dhënë vetëm një çift kredencialesh përfaqësuese. Menaxhimi i përdoruesve përmirësohet ndjeshëm kur çdo përdorues zotëron virtualisht vetëm një llogari, duke optimizuar përdorimin e kohës dhe duke i ofruar lehtësi dhe siguri përdoruesve, administratorëve dhe vetë kompanisë.
Nëpërmjet zgjidhjes ‘Single Sign On’ organizata përfiton një strukturë të qendërzuar për menaxhimin e qindra mijërave llogari përdoruesish sistemi. Ky logim i thjeshtësuar dhe i automatizuar vlen për të gjitha aplikimet web dhe desktop dhe përforcon sigurinë nëpërmjet menaxhimit efiçent të proçesit të autentikimit. Kur përdor teknologjinë ‘Single Sign On’ lidhjet si brenda sistemeve ashtu edhe jashtë, janë vetëm një klikim larg. Zgjidhja është e sigurtë, e shpejtë, e thjeshtë dhe efiçente.