Sfida

Qëndra Kombëtare e Edukimit të Vazhdueshëm (QKEV) është një institucion publik qeveritar që funksionon si një agjensi teknike e Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë. Misioni i këtij institucioni është promovimi i zhvillimit profesional të të gjithë profesionistëve në fushën e shëndetësisë, për të pasuruar njohuritë e tyre dhe për të zhvilluar kompetencat, në mbështetje të një shërbimi shëndetesor sa më cilësor. Në këtë atmosferë, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet QKEV nxiti zhvillimin e një sistemi informatik që do të automatizonte, lehtësonte dhe përmiresonte procesin e Akreditimit dhe Ricertifikimit (ARS) të profesionistëve të shëndetësisë.

Ky projekt kërkonte ndjekje të vazhdueshme të aktivitetit të edukimit të profesionistëve të fushës së Shëndetësisë dhe lajmërim të përhershëm të këtyre aktiviteteve. Shpëtimi i të dhënave aktuale dhe përshtatja e tyre në sistemin e ri dixhital ishte një domosdoshmëri. Një funksionalitet shumë i rëndësishëm që zgjidhja e ofruar duhet të suportonte, ishte raportimi i avancuar i procesit të kreditimit nëpërmjet kategorizimeve të ndryshme, funksionalitet ky që do të optimizonte menaxhimin e procesit nga QKEV.

Zgjidhja

Konsort zhvilloi një aplikim web duke përdorur një platformë të fuqishme që përdor zgjidhjet cloud duke e lehtësuar institucionin QKEV nga cdo kërkesë teknike. Kjo platformë, mbështet sistemin pa patur nevojë për infrastrukturë hardware përvec internetit dhe kompjuterave për përdoruesit. Është implementuar një arkitekturë e bazuar në web e cila mundëson akses te thjeshte në sistem dhe gjithashtu realizon ekstraktim lokal për analizë të mëtejshme të të gjithë të dhënave.

Shpëtimi i të dhënave, përshtatja dhe automatizimi u adresuan në menyrë të suksesshme duke përdorur mjete data-migrating, duke strukturuar dhe ruajtur të dhënat në një bazë të dhënash të centralizuar (SQL Server). Sistemi suporton aksesin e më shumë se 10 mijë përdoruesve në bazë ditore. Nëpërmjet zgjidhjeve Business Intelligence, Konsort ofroi një modul të sofistikuar raportimi analitik dhe grafik të të dhënave në perspektiva të ndryshme dhe në thellësi të ndryshme. Metodologjia jonë rigoroze mundësoi dhe siguroi dorëzim të suksesshëm dhe në kohë duke garantuar transferimin e njohurive tek departamenti i informacionit të teknologjisë së klientit për qëndrueshmëri dhe mirëmbajtje.

 

 Rezultati

Nëpërmjet Sistemit Elektronik të Akreditimit dhe Ricertifikimit që Konsort zhvilloi dhe implementoi, profesionistet e fushës së Shëndetësisë sot janë të garantuar për njohjen e punës së tyre mbi edukimin e vazhdueshem drejt zhvillimeve mjekësore. Nga ana tjetër institucionit të QKEV-së i është garantuar monitorimi i këtij procesi nëpërmjet një moduli tepër të avancuar raportimi.

Implementimi i këtij sistemi mundëson menaxhimin efikas, monitorimin dhe kontrollin e Akreditimit dhe Ricertifikimit të të gjithë profesionistëve të Shëndetësisë në të gjithë Republikën e Shqiperisë, nga QKEV. Sot, Ministria e Shëndetësisë zotëron një sistem transparent, të automatizuar që ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin e një prej agjensive të saj. Sistemi ofron bashkëpunim në kohë reale duke përdorur aplikime web me nivele të larta sigurie. Eshte i disponueshem 24/7 dhe iu siguron të gjithë profesionisteve mundësinë për të parë dhe kontrolluar kreditet e tyre nëpërmjet internetit.