Ne jemi krenarë për dhjetra projekte të suksesshme të realizuara ndër vite. Ne i jemi mirënjohës klientëve tanë që duke besuar në punën tonë sot zotërojnë sisteme të fuqishme që i kanë shtuar vlerë organizatës së tyre.
Ministria e Drejtësisë – Sistemi Menaxhimit të Çështjeve
Sistemi i Menaxhimit Elektronik të Çështjeve & Dokumentave të Përmbarimit Gjyqësor është një sistem solid & i sigurtë që ofron kapacitete të larta dhe shpërndarje të gjerë gjeografike. Konsort përdori IBM Filenet dhe IBM Websphere Portal dhe GoPro .
Më shumë...
Ministria e Shëndetësisë, QKEV – Zgjidhje Cloud
Konsort zhvilloi një aplikacion web duke përdorur një platformë të fuqishme të zgjidhjeve Cloud. Arkitektura e sistemit është e bazuar në web duke lejuar aksesim të menjëhershëm. Ky sistem adresoi në menyrë të suksesshme çështjet e ngritura nga QKEV.
Më shumë...
Vodafone Albania - Data Warehouse
Konsort prezantoi sistemin DataWarehouse si zgjidhje ndaj sfidave të ngritura nga klienti ynë, Vodafone. DataWarehouse është një zgjidhje e centralizuar dhe e sigurtë që ofron nivele të larta saktësie të dhënash. Kontrolli i sofistikuar ka shmangur punën manuale.
Më shumë...
Drejtoria Përgjithshme Taksave- DataWarehouse
Zgjidhja e zbatuar u ndërtua mbi teknologjitë Oracle RDBMS dhe IBM ETL. Sistemi është projektuar të ekstraktojë, pastrojë, transformojë & pasurojë të dhënat & të ruajë informacionin e stukturuar në një bazë të centralizuar të dhënash.
Më shumë...
Administrata e taksave Kosovë – Sistem Auditi & Sigurie
Konsort e bazoi zgjidhjen e tij në teknologjinë Oracle Audit Vault. Sistemi i ri automatizoi centralizimin dhe monitorimin e të dhënave që vinin nga segmente të ndryshme të taksave. Ky sistem ka rritur kontrollin, efikasitetin dhe transparencën.
Më shumë...
Vodafone Albania - Sites & Faults Management
Konsort projektoi, zhvilloi dhe implementoi aplikimin SiteInfo si zgjidhjen më të mirë që do të mbulonte nevojat e klientit (Vodafone) mbi mbledhjen e të dhënave, menaxhimin e problemeve, menaxhimin e antenave, raportim dhe analize.
Më shumë...
Drejtoria Përgjithshme Taksave- Sistem Analize Risku
Konsort prezantoi dhe zhvilloi Sistemin e Analizës së Riskut. Sistemi u bazua në Bazë të Dhënash Oracle që ushqehet në mënyrë automatike nga një motor ETL. Ky sistem analizon informacionin lidhur me taksa-paguesit Shqiptar.
Më shumë...